Anëtarësia e Partisë Demokratike në Fier do të votojë sot (7 nëntor) për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës lokale.
Përmes një thirrjeje drejtuar demokratëve, u bëhet apel të gjithë anëtarëve që të marrin pjesë në procesin e votimit, duke e konsideruar këtë një moment të rëndësishëm për ringritjen dhe bashkimin e strukturave të partisë pas përçarjeve të brendshme.
Kandidatët në garë:
Ardian Ferro
Enkelejda Veliu
Fation Semanjaku
Gentian Koçi
Festim Metaj









































