“Ka më shumë se 1 mijë komisionerë në terren”/ PS drejt zgjedhjeve, Balla del me deklaratën e jashtëzakonshme: Gjithçka është gati, të marrin pjesë të gjithë socialistët!

0
272

Sekretari i Partisë Socialiste dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla zbulon se për herë të parë në zgjedhjet e delegatëve të Kongresit të PS-së në 16 nëntor do të testohen votimet në rrugë elektronike.

Balla njofton se kanë nisur përgatitjet, janë shpërndarë materialet zgjedhore dhe në terren ka mbi një mijë komisionerë.

Ai fton të gjithë socialistët të marrin pjesë dhe bën me dije se tashmë ka filluar dhe po vijon prezantimi i delegatëve.

“Të gjithë anëtarët e PS duhet të marrin pjesë në zgjedhje. Ne sapo përfunduam shpërndarjen e materialeve zgjedhore. Do testojmë modele të reja votimi. Do të këtë votim elektronik. Do të testojmë fizibilitetin për ta përdorur si formë votimi edhe në të ardhmen. Ka më shumë së 1 mijë komisionerë në të gjithë terrenin, ndërkaq delegatët kanë nisur prezantimin”, tha Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here