Google search engine
Home Bota SHBA ofron 20 milionë dollarë për informacione mbi programin bërthamor të Iranit

SHBA ofron 20 milionë dollarë për informacione mbi programin bërthamor të Iranit

0
14

Qeveria amerikane ka ofruar një shpërblim deri në 20 milionë dollarë, si dhe mundësinë e zhvendosjes, për çdo person që jep informacione mbi programin e energjisë bërthamore të Iranit. Njoftimi u bë të premten nga Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM), përmes një postimi në platformën X.

Sipas CENTCOM-it, informacionet e kërkuara mund të lidhen me objektet, pajisjet dhe personelin që është i përfshirë në programin bërthamor të Republikës Islamike.

Në mënyrë të veçantë, autoritetet amerikane përmendin informacione për shkencëtarët që punojnë në këtë program, si dhe për lëvizjet e tyre dhe të personave apo pajisjeve të tjera të lidhura me të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here