Deputeti socialist, Rrahman Rraja, në një lidhje telefonike për Ora News ka mohuar që Redjan Rraja, i arrestuar si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoq, të jetë nipi i tij sikundër u raportua në media. Rraja tha se 34-vjeçari është një i afërm i tij dhe se nuk ka shumë njohje dhe lidhje me të për shkak se ai më shumë ka qëndruar jashtë. “Gjyshi i Redjanit me babain tim janë vëllezër prej babait. Ai është i afërm, në Nikël ne jemi mbi 170 persona që kemi një mbiemër Rraja, ku të gjithë kemi pasur një gjysh që e ka pasur emrin Ramazan.Kushdo që të jetë duhet të përballet me drejtësinë dhe të marrë dënimin më maksimal. Nuk kam asnjë njohje, Redjani më shumë ka qëndruar jashtë se në Shqipëri. Ka pasur një profesion dentist që ka punuar dhe kaq.”- tha deputeti.
Home Aktualitet Reagon deputeti socialist për arrestimin e Redjan Rrajas: Ti jepet dënim maksimal...