Nuk jeni regjistruar ende? Keni kohë edhe sot për Lotarinë Amerikane, ja çfarë ore mbyllet afati

0
325

Pasditen e sotme në orën 17:00 mbyllet afati për aplikimin për Lotarinë Amerikane. Procesi u hap në datë 2 tetor ora 18:00 dhe përfundon pasditen e sotme. Për ata që ende nuk kanë aplikuar kanë edhe pak orë në dispozicion.

Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2020 duhet të kryhen në mënyrë elektronike. Aplikimet me letër ose aplikimet e vonuara nuk do të pranohen. Ligji lejon vetëm një regjistrim për çdo person gjatë periudhës së regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për t’u vënë në dijeni të regjistrimeve të shumëfishta. Individët që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë një periudhe regjistrimi do të skualifikohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here