“Gjykata Administrative shfuqizon të gjitha gjobat ndaj PD-së”, selia blu: Bashkia Tiranë ka shkelur ligjin!

0
339

Gjykata Administrative e Tiranës ka marrë vendimin të shfuqizojë të gjitha gjobat që Bashkia Tiranë i kishte vendosur Partisë Demokratike. Sipas selisë blu, Gjykata ka arritur në përfundimin se gjobitja e Partisë Demokratike për protestat popullore mbarëkombëtare ka qenë e paligjshme.

Reagimi i PD-së:

Sot gjykata Administrative e Tiranës ka shfuqizuar të gjitha gjobat që Bashkia Tiranë i kishte vendosur Partisë Demokratike për dëme gjatë protetsave kombëtare. Gjykata ka vlerësuar se Bashkia Tiranë ka shkelur ligjit dhe ka urdhëruar:

Shfuqizimin e akteve administrative te Agjencise se Mbrojtjes se Konsumatorit:

– “Akt Konstatimi mbi kundervajtjet administrative” Nr. 0041738, date 16.02.2019;

– “Procesverbal mbi kundervajtjet administrative” Nr. 007428, date 16.02.2019;

– “Procesverbal shoqerues i percaktimit te demshperblimit mbi kundervajtjet administrative” Nr. 001201, date 16.02.2019; dhe

Shfuqizimin e Vendimit Nr. 17553, date 24.04.2019 te Kryetarit te Bashkise Tirane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here