“Plumbi i ka kapur nofullën dhe komunikimi është i pamundur”, zbardhen detaje si është gjendja e prokurorit Arjan Ndoja dhe “të fortit të Sukthit” në spital

0
348

Pas atentatit Arjan Ndoja dhe “ i forti i Sukthit”ende në spital, kjo është gjendja e prokurorit tani

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur me psedonimin “Rrumi” vijonë të qëndrojnë në spitalin e Durrësit që prej pasdites të së premtes.Fraktura që prokurori Ndoja ka pësuar në shpatull sipas mjekëve kërkon ende kujdesin e tyre, duke u mbajtur në terapi intesive në pavionin e Ortopedisë.Ndërsa plagët e shkaktuar nga plumbat nuk përbëjne problem për shëndetin e tij.

Ndryshe nga prokurori, i plagosuri tjetër Aleksandër Laho qëndron në pavionin e kirurgjisë.

Dëmtimi që i është shkaktuar nga një plumb i vetëm, i cili ka depërtuar nga shpatulla në drejtim të nofulles është i rëndë.Mjekët thonë se 48 vjeçari ka reaguar pozitivisht, por dëmtimi thuajse i plotë i nofullës e bën te pamundur komunikimin me të, duke kërkuar një kujdes të veçantë.

Të dy pacientët të veçuar nga njëri-tjetri vijojnë ende të ruhen nga forca të policisë.Veç familjarëve dhe hetuesve të çështjes nuk lejojnë askënd tjetër t’u gjinden afër për arsye sigurie.Prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati sëbashku me shoferin e tij Andi Malokun dhe shtetasin Aleksandër Laho teksa po udhëtonin në një automjet nga Durrësi në drejtim të Tiranës, pranë mbikalimit të Shkozetit.

Te tre personat arritën ti mbijetojnë atentatit duke mbetur të plagosur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here