Nuk ndalen lëkundjet, 19 tërmete në 24 orët e fundit në Korçë dhe Devoll

0
320

Brenda 24 orëve janë regjistruar 19 tërmete me intensitet të ulët në rajonin juglindor të Shqipërisë, por që ka shkaktuar panik tek banorët.

Tërmeti i fundit me magnitudë 2 ballë ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, me epiqendër në fshatin Nikolicë të Devollit, me një thellësi 1.7 km.  Sapo kishte kaluar mesnata, një tjetër tërmet me intensitet më të ulët ra përsëri në fshatin Nikolicë.

Lëkundjet e tjera që arrijnë deri në 3.2 ballë e kanë pasur epiqendrën kryesisht në zona të Devollit si Miras, Nikolicë dhe Ziçisht, por edhe në Korçë si në Bezhan apo Libohovë.

Mëngjesin e të premtes (1 nëntor) një tërmet me magnitudë 5.2 ballë goditi juglindjen, duke shkaktuar edhe dëme materiale.

Prefekti i qytetit juglindor, Dhori  Spirollari ka deklaruar se  janë thelluar dëmet konkretisht në  6 banesa në Qafzezë dhe në 4 të tjera  Vidohovë.

Prefekti i Korçës u ka bërë thirrje bashkive që t’ju qëndrojnë pranë banorëve për çdo nevojë që kanë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here