Çfarë po ndodh në Durrës? Pas drejtorit të Portit, jep dorëheqjen kryetarja e Gjykatës (ARSYEJA)

0
336

Qyteti i Durrësit është pasuar ditën e sotme nga një tjetër dorëheqje. Pas dorëheqjes së drejtorit të Portit të Durrësit, mësohet se ka dhënë dorëheqjen edhe kryetarja e Gjykatës së këtij qyteti.

Joana Qeleshi mësohet se ka dhënë dorëheqjen për arsye personale.

Qeleshi u emërua në krye të Gjykatës së Durrësit në vitin 2013, nga presidenti i asaj kohe, Bujar Nishani, që drejtonte Këshillin e Lartë të Drejtësisë, institucion që u shkri me reformën në drejtësi dhe u zëvendësua me Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Në atë kohë emërimi i saj pati polemika pasi Gjykata e Durrësit është një gjykatë karriere, në të cilën nuk mund të emërohesh direkt nga Shkolla e Magjistraturës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here