Sherr në burg/ Gjykata pezullon gardianin dhe izolon në qeli të veçantë të burgosurit, avokati: Veizi ka vënë një aparat në zemër, nëse përfshihet në situata të tilla rrezikon jetën (Ç’tregojnë kamerat?)

0
383

Pak ditë më parë u raportua për një konflikt të rëndë fizik mes të burgosurve në burgun e Rrogozhinës. Gjykata e Fierit ka vendosur masën 3 muaj izolim për të burgosurit. Vilson Veizi dhe Endrit Goga, kanë qenë dje të pranishëm në Gjykatë. Endrit Goga, mësohet se e ka pranuar që i ka gjuajtur me grusht të dënuarit Bajram Myftaraj, ndërsa Veizi refuzoi që të kishte gjuajtur.

Avokati i këtij të fundit është shprehur gjatë seancës se Veizi mund të ketë qënë i pranishëm momentin e sherrit, por ai ka vënë një aparat në zemër dhe ajo nuk e lejon që të përfshihet në situata të tilla pasi rrezikon jetën.

Ndërkohë, prokurori është shprehur se ngjarja për të cilën janë akuzuar dy të dënuarit është e dokumentuar me prova, pasi janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë.

Në përfundim, prokurori vendosi që Vilson Veizi dhe Endrit Goga, të mbylleshin për 3 muaj në qeli izolimi të veçantë.

I gjithë sherri ka ndodhur në sy të njërit prej gardianëve që ndodhej në hyrje të palestrës, i cili është pezulluar nga detyra. Ndërsa mësohet se ka nisur edhe një hetim administrativ nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here