I shkrumbuan Rang-Roverin, reagon kryebashkiaku Leli: Kam vëllain në gjendje të rëndë, s’më intereson asgjë

0
279

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli deklaron se nuk i intereson ngjarja e sotme, ku u dogj makina e tij, pasi ka një problem familjar më të madh.

“Kam në gjendje të rëndë vëllanë tim. Nuk më intereson se çfarë ka ndodhur”, u shpreh ai, në një bisedë të shkurtër telefonike për Mapo-n.

Siç kemi raportuar edhe më parë, sot në orën 04:00 është djegur nga persona ende të paidentifikuar fuoristrada tip “Range Rover” në pronësi të Bashkisë së Vlorës, që përdorej nga kryetari i saj, Dritan Leli.

Automjeti ka qenë i parkuar poshtë pallatit ku banon shoferi i tij, në lagjen “Lef Sallata”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here