Po pinte kafe në lokal, si iu afrua autori i maskuar dhe strategjia që ndoqi për të ekzekutuar 40-vjeçarin në Lushnje (DETAJE)

0
346

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Lushnje.

Një shtetas 40-vjeçar është vrarë me kallashnikov, pasi është qëlluar me breshëri teksa ka qenë në një lokal.

Ai është identifikuar si 40-vjeçari Besmir Hida.

Ai ka qenë në katin e dytë të një lokali duke pirë kafe dhe ka qenë i vetëm në tavolinë. Një person, i maskuar i është afruar dhe e ka qëlluar me breshëri duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas, sipas dëshmive të para nga vendi i ngjarjes, ai është qëlluar nga njëe distancë shumë e afërt.

Ndërkohë që me pas, thuhet se është larguar me shpejtësi me një automjet.

Sipas të dhënave të para mësohet se viktima ishte i njohur në zonë pasi kishte një pikë që grumbullonte makinat e përdorura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here