Një makinë e oficerit të Krimeve është djedur në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mengjesit të sotem dhe mësohet se makina është e oficerit Arbër Duli.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mahalla e Çakajve” në Shkodër, teksa mjeti ka qenë i parkuar.
Sipas burimeve në polici dhe zjarrëfikesve djegia mendohet se është e qëllimshme. Mjeti tip Volsvagen passat është djegur me benzinë sipas dyshimeve ndërsa është thyer edhe xhami para nga nxehtësia.
Mjeti është dërguar në policinë e Shkodrës dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Oficeri Arbër Duli punon prej disa vitesh në policinë e Shkodrës dhe së fundmi mban detyrën në sektorin e krimeve.