Google search engine
Home Politike ‘Mjafton të shihni kullat në Tiranë’, McAllister ngre shqetësimin në PE: Qeveria...

‘Mjafton të shihni kullat në Tiranë’, McAllister ngre shqetësimin në PE: Qeveria teknike do t’u japë shpresë shqiptarëve për zgjedhje të lira

0
8

Situata Politike në Shqipëri është diskutuar sot në mbledhjen e Komitetit të Punëve të Jashtme të Europës ose Komiteti i PE-së.

Kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme, David McAlister ka ngritur shqetësime reale mbi zhvillimet aktuale në vendin tonë.

“Kemi marrë mesazhe të shumta shqetësuese rreth situatës politike në Shqipëri. Shqiptarët dolën në rrugë kundër abuzimit të pushtetit, rritjes së korrupsionit dhe rritjes së kostove të jetesës.

Mjafton të shikoni kullat që janë ndërtuar në Tiranë, për të kuptuar çfarë problematikash ka aty dhe se si pastrohen paratë.

Qeveria teknike do të ju japë shpresë qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithashtu, një qeveri teknike do të bindte shoqërinë civile dhe do të ulte tonet e protestave, për arritjen e paqes.”, u shpreh McAllister

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here