Google search engine
Home Sport Kapelo: Jildiz është Lamine Jamali i Italisë

Kapelo: Jildiz është Lamine Jamali i Italisë

0
10

Në Spanjë kampionati ka një grup skuadrash rivalizuese për titull dhe në kampionatin spanjoll ka shumë kualitete, ku duket se nga talentet më të mëdha është Lamine Jamal. Po Italia ku qëndron? Fabio Kapelo sheh te Kenan Jildiz një futbollist të veçantë, duke e vendosur talentin e Juventusit në të njëjtin nivel me Lamine Jamal të Barcelonës.

Ish-trajneri i Milanit, Juventusit dhe Real Madridit e vlerësoi 21-vjeçarin gjatë ceremonisë së çmimit “Bulgarelli”, ku turku u shpall mesfushori më i mirë i sezonit të kaluar. “Na duhen futbollistë me imagjinatë. Ai bën gjëra që askujt nuk do t’i shkonin në mendje. Është bukur të shohësh futboll që nuk është i mërzitshëm. Kenan do të na argëtojë, ai është Lamine Jamal i Italisë”, tha Kapelo. Ndërkohë, Jildiz konfirmoi se është duke u rikuperuar nga lëndimi dhe synon të rikthehet në fushë në dhjetor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here