Google search engine
Home Sport Ernest Muçi dhe Mohamed Salah, dyshja e frikshme e sulmit të Trabzonsporit

Ernest Muçi dhe Mohamed Salah, dyshja e frikshme e sulmit të Trabzonsporit

0
9

Në kampionatin turk luan një kontigjent i zgjeruar lojtarësh shqiptarë, të cilët kanë performancë të mirë dhe janë përshtatur mjaft mirë me klubet e tyre. Natyrisht, diferencën mes tyre e bën sulmuesi Ernest Muçi, i cili, së fundmi, duket se ka krijuar menjëherë një lidhje të ngushtë me Mohamed Salah, i cili iu bashkua Trabzonsporit gjatë verës. Të dy kanë filluar të kuptohen mirë në fushën e lojës, por ajo që bie në sy, është se janë të pandashëm edhe gjatë stërvitjeve duke diskutuar vazhdimisht.

Në rrjet është përhapur me shpejtësi një video që tregon numrin 7 dhe numrin 10 të Trabzonsporit teksa stërviten bashkë, diskutojnë bashkë apo edhe përgatiten bashkë për momente të veçanta të ndeshjes. Për shumë prej tifozëve, kjo lloj lidhje e shpejtë mes veteranit egjiptian dhe talentit shqiptar, po ndihmon shumë që më pas në fushën e lojës ata të jenë efikas dhe të bëjnë të mundur që skuadra këtë vit ta shohë veten si protagoniste në luftën për titullin kampion.

Paraqitja e fundjavës

Ernest Muçi po kalon një sezon fantastik me Trabzonsporin. Dje pati një tjetër paraqitje ku spikati në kampionat, ndërsa Trabzoni fitoi 0-2 në transfertën e Alaniaspor. Muçi mund të bëhej protagonist me asist në minutën e 21-të. Ylli i Kombëtares dha një pasim perfekt për Salah, por ky i fundit nuk e shfrytëzoi si duhet dhe pse doli përballë portierit. Nga ana e Muçit u regjistruan pesë pasime kyç gjatë ndeshjes. Për këtë ishte edhe një ndër më të vlerësuarit e ndeshjes. Trabzonspor synon titullin kampion. Aktualisht regjistron 3 pikë më pak se Gallatasarai dhe ka mbrojtjen më të mirë të kampionatit.

Qëndrimi i Salahut

Në një intervistë për mediat turke Mohamed Salah ka zbuluar pse ka zgjedhur klubin e Trabzonsporit “E di që kishte njerëz që prisnin të më shihnin në ligën saudite ose në ndonjë nga klubet elitare të Evropës, por unë shoh diçka ndryshe te ky klub. Doja një sfidë të re, por jo në një mjedis ku yjet janë tashmë të pranishëm; dua të ndërtoj diçka me këtë ekip. Zgjedhja e Trabzonsporit më bëri të kuptoj se ka dashuri edhe jashtë Liverpulit. Tifozët atje dolën në numër të madh, duke më ofruar një mbështetje dhe dashuri të jashtëzakonshme, gjë që më bëri ta dua klubin edhe më shumë.

Pikërisht për këtë dua të fitoj diçka së bashku me këta tifozë të mrekullueshëm; ata meritojnë shumë më tepër dashuri nga ana ime. Dëshiroja të krijoja një lidhje më të fortë me grupin e lojtarëve që kam këtu. Dua që ata të jenë një ekip konkurrues motivimi dhe puna e palodhur e forcojnë mentalitetin tonë pas çdo ndeshjeje gjatë sezonit, duke ecur hap pas hapi.

Kishte analistë dhe shumë të tjerë që e vunë në dyshim vendimin tim, por ata nuk e dinë se çfarë do të thotë vërtet për mua t’i besoj këtij klubi kjo ka një rëndësi të madhe për mua. Dua t’ua shpërblej këtyre tifozëve të mrekullueshëm duke fituar një trofe në fund të sezonit mënyra se si ata e meritojnë këtë trofe është vërtet diçka shumë, shumë e veçantë”, theksoi Salah.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here