Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Irakut të mbyllë pothuajse të gjitha pikat kufitare me Iranin, duke lënë të hapura vetëm dy prej tyre. Kërkesa synon të rrisë presionin ekonomik të Uashingtonit ndaj Teheranit.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm irakian, Fuad Hussein, në një intervistë për televizionin Al Jazeera.
Sipas tij, kërkesa është paraqitur nga Departamenti amerikan i Thesarit në kuadër të politikës së SHBA-së për të kufizuar aktivitetin ekonomik të Iranit.
Nga masat e propozuara përjashtohen vetëm dy pika kufitare, njëra prej të cilave ndodhet në rajonin e Kurdistanit të Irakut.
Kjo kërkesë vjen në kuadër të përpjekjeve të administratës amerikane për të shtuar presionin financiar dhe ekonomik ndaj Iranit.








































