Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës.
Mësohet se 28 vjeçari me iniciale J.H., ka qëlluar me armë shtetasin I.H, 48 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.
Plagosja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendngjarja, por policia e ka identifikuar dhe është vënë në kërkim të tij.
Korçë/ Njoftimi i policisë:
Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku për motive të dobëta u plagos me armë zjarri një 48-vjeçar.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Seksionin për Krimet e Rënda në DVP-Korçë, falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur, identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit J.H, 28 vjeç.
Ky shtetas mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr.6, dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin I.H, 48 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.
Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë shërbimet e Policisë, po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar J.H.