10 tragete pritet të përpunohen vetëm sot në Portin e Durrësit, ndërsa mbi 20 mijë udhëtarë do të regjistrohen në këtë pikë kufitare përgjatë kësaj fundjave, ku shënohet dhe piku i lëvizjeve të pasagjerëve.
Burime nga kjo pikë kufitare bëjnë me dije se numri i pasagjerëve në hyrje do të jetë pothuajse i njëjtë me ata në dalje, duke u fokusuar në vijim te fluksi në dalje dhe kthimi i emigrantëve në vendet e tyre te punës.
Në 10 ditët e para të gushtit janë regjistruar rreth 75 mijë pasagjerë në këtë pikë kufitare, ndërsa po punohet me kapacitet të plotë për përballimin e fluksit, ndërsa tragetet po operojnë me lundrime të dyfishuara nga e enjta në të diel të çdo jave.








































