Basha nis konsultat për aksionin opozitar, ndryshon strategji në përballjen me Ramën, fokus kryesor takimet me qytetarët dhe programi qeverisës

0
296

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur punën sa i takon aksionit opozitar të vjeshtës kundër qeverisë. Pas një pushimi për shkak të sezonit veror, Basha ka zhvilluar ditën e djeshme në orën 18:00 një mbledhje me të deleguarit nëpër qarqet e vendit. Gazeta mësoi se qëllimi i këtij takimi ishte riorganizimi i bazës dhe përgatitja për nisjen e protestave në vend. Kryedemokrati Basha ka paralajmëruar protesta masive gjatë vjeshtës, ndërkohë që pjesë e diskutimit ka qenë edhe kjo çështje. Megjithatë, edhe pse nuk ka një datë fikse për nisjen e tyre, burimet i pohuan gazetës se Basha pritet që ta vendosë një gjë të tillë pas takimit që pritet të zhvillojë ditën e nesërme me aleatët në selinë e tij.

Fokus kryesor takimet me qytetarët dhe programi qeverisës

Tënjëjtat burime theksuan se gjatë mbledhjes së djeshme me vartësit e tij në të 12 qarqet e vendit, është vendosur qëopozita të ndryshojë strategjinë në përballjen me Ramën, ku përveç protestave, fokus kryesor do të kenë takimet me qytetarët dhe programi qeverisës. Sipas informacioneve, mësohet se Partia Demokratike dhe aleatët do të jenë në takime intensive me qytetarët në të gjithë Shqipërinë, kjo edhe për faktin se PD tashmë ka një platformë qeverisjeje që do t’i prezantohet çdo qytetari nga vetë Basha në takimet në të gjithë Shqipërinë. Nga ana tjetër, për t’i dhënë një frymë të re “luftës” kundër qeverisë dhe aksionit opozitar, mësohet se Basha do të fusë në reformim edhe disa degë të Partisë Demokratike në vend. Po ashtu, mësohet se gjatë takimit Basha ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e tij se PD e njeh 13 tetorin, por nuk hyn në zgjedhje përsa kohë nuk janë përmbushur kushtet e tij për qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër. Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, opozita me mosmarrjen pjesë në zgjedhjet lokale, i ka dorëzuar të gjitha bashkitë që kishte në drejtim, duke përfshirë edhe qytetet e konsideruara si bastione, si Kukësi, Shkodra, Kamza apo Vora. Kjo situatë e re mund të ndikojë edhe në faktin se sa Partia Demokratike do të jetë një gjendje të organizojë protesta masive, pas dorëzimit të disa prej bashkive. Ndërkohë, një qëndrim i opozitës mbi aksionin politik, pritet të vendoset pikërisht edhe pas takimit që kryedemokrati Lulzim Basha do të zhvillojë ditën e nesërme me zyrtari e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Kostelancik. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

PD: Në vjeshtë do të rifillojmë protestat

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar pak ditë më parëse në vjeshtëdo të rifillojnë protestat e opozitës, madje ka paralajmëruar përshkallëzim të tyre, duke mos e përjashtuar mundësinë për të mësyrë me forcë në kryeministri apo në çdo ministri tjetër. Sipas tij,mënyra se si kanë hyrë në zyrë kryebashkiakët e rinj socialistë, ia legjitimon popullit të drejtën për të hyrë me forcë në kryeministri. “Në 30 qershor nuk ka pasur proces zgjedhor. Çdo hap është bërë në shpërdorim dhe prokuroria duhet të kishte nisur hetimet. Presidenti anuloi zgjedhjet. Por nuk ka demokraci nuk ka as drejtësi, as prokurori të pavarur. Precedenti i kapjes me dhunë të bashkive po e fut vendin në një situatë të rrezikshme. Zgjidhja e kësaj krize do vijë përmes normave evropiane. Pozita do të vazhdojë me protestat dhe nuk ka pikë dyshimi. Kush do ta pengojë popullin nesër të futet me dhunë në kryeministri dhe në çdo ministri? Kapja me dhunë e pushtetit vendor hedh në erë vendin”, deklaroi Basha.

Rigels Seliman

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here