Taksa e re për tonazhin te “Rruga e Kombit”?! Vjen reagimi i rëndë i Kosovës ndaj Shqipërisë

0
369

Nga 1 shtatori i këtij viti do të hyjë në fuqi edhe një taksë në “Rrugën e Kombit”, që lidh Kosovën me Shqipërisë. Përveç taksës së vendosur prej kohësh, përdoruesve të Rrugës së Kombit do t’iu duhet të përballen me një tjetër përvojë, dhe është fjala për mjetet e tonazhit të rëndë. Mësohet se në tollin e pagesës së Rrugës së Kombit do të vendoset edhe peshorja për automjetet e tonazhit të rëndë. Kujtojmë se me 15 prill të 2018-së, Qeveria e Shqipërisë kishte marr vendim që për çdo kalim të “Rrugës së Kombit” të paguhet taksë.

Përplasjet mes Kosovës dhe Shqipërisë duket se nuk do të marrin fund kurrë. Taksa e vendosur në “Rrugën e Kombit” vazhdon të jetë mollë sherri mes dy shteteve.

Para disa vitesh kjo temë kishte zgjuar shumë debate, duke u kundërshtuar fort, kurse tash po paralajmërohet edhe një taksë tjetër. Bëhet fjalë për mjetet e tonazhit të rëndë.

Mësohet se nga fillimi i shtatorit në tollin e pagesës së “Rrugës së Kombit” do të vendoset edhe peshorja për automjetet e tonazhit të rëndë. Por, ky vendim i marrë nga Qeveria e Shqipërisë nuk është pritur fare mirë në Kosovë. Pal Lekaj që aktualisht është ministër në detyrë i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, ka treguar se institucionet e Shqipërisë nuk i kanë informuar për një vendim të tillë.

Ai madje ka treguar se është duke u munduar që të vë një kontakt me palën shqiptare për të diktuar këtë çështje.

“Ne si Kosovë nuk jemi në dijeni, nuk na kanë kontaktuar askush. Gjatë ditës po mundohemi të vendosim një kontakt me ministren, me homologen dhe të marrë sqarime pse ka ndodhur kjo”. Ministri i Kosovës e ka quajtur të panevojshme një taksë të tillë dhe ka thënë se do t’i shprehë kundërshtimin e institucioneve të Kosovës.

“Unë mendoj që nuk ka nevojë për këtë taksë, sepse është një kriter që mbipeshat mund ta prishin rrugën mund të dënohen, por jo që të vendoset taksë. Do të kërkoj që për këtë çështje të ketë mirëkuptim”.

Vendosja e taksës për kalimin e automjeteve në Rrugën e Kombit nisi në shtator të vitit të kaluar.

Pagesa bazë mbi të cilën përllogariten të gjithë tarifat e tjera është përcaktuar 4.15 euro pa TVSH. Duke i shtuar edhe taksën tarifa plotësohet në 5 euro. Mbi këtë bazë nisin përllogaritjet e tjera sipas koeficientëve të përcaktuar për lloj mjeti. Kështu për automjetet me tre rrota koeficienti është 0.50 dhe taksa llogaritet në 2.5 euro.

Për automjetet me katër rrota, të kategorisë B, C dhe D, koeficienti është 1dhe taksa llogaritet 5 euro bashkë me TVSH-në. Pikërisht këtu futen edhe autoveturat të cilat janë edhe mjetet më të shumta në numër që qarkullojnë në këtë aks kombëtar. Për autobusët, dhe mjetet e tjera me gjashtë rrota, që hyjnë në kategorinë E dhe F, koeficienti është 2.25.

Pra taksa për ta do të jetë rreth 11 euro. Koeficienti për automjetet me 6 rrota, kamionët e mesëm të kategorisë G, koeficienti është 3.25 dhe taksa për ta do të jetë sipas llogarive është rreth 16 euro. Për kamionët e rëndë të kategorisë H, koeficienti do të jetë 4.5, dhe ata do të paguajnë plot 23 euro./ Fatos Shala për Monitor.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here