Përplasja e Kokëdhimës me turistët, kreu i Bashkisë së Himarës nxjerr versionin e ri: Ja si nisi sherri dhe provokimi i spanjollëve që ‘çmendi’ pronarin e restorantit

    0
    340

    Kur kanë kaluar më shumë se 3 ditë nga sherri i Mihal Kokëdhimës me një grup turistësh spanjollë, ende nuk është një version i qartë i ngjarjes.

    Kokëdhima dje para gjykatës së Vlorës tha se ai nuk kishte bërë asgjë, por kanë qenë turistët ata që e kanë sharë dhe ofenduar. Pavarësisht kësaj ai do të qëndrojë në burg, pasi togat e zeza vendosën masën e sigurisë “arrest me burg” kundër tij.

    Por dje në një reagim për BIRN, kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ka dhënë një version të ri për shkakun e sherrit që u bë viral.

    Goro tha se konflikti ka nisur pasi turistët kanë hyrë në lokalin e Kokëdhimës. Sipas Goros ata fillimisht kanë porositur peshk për 7 persona, më pas kanë gjykuar se ishte shumë ushqim duke thënë se do të ishte e mjaftueshme një sasi për 5 persona. Ka qenë ky momenti kur Kokëdhima i është afruar tavolinës së turistëve me kërcënime dhe kanosje. Videot e tjera të konfliktit janë administruar nga autoritetet.

    Kokëdhima u arrestua të shtunën pasi video e konfrontimit të ti me turistët spanjollë provokoi debate të ashpra në Shqipëri. Grupi i turistëve spanjollë u takua dhe me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili e cilësoi sjelljen e Kokëdhimës si jo përfaqësuese të traditës shqiptare.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here