Jemi mësuar t’i shohim çdo fundjavë në ekran, ndërkohë që njëra përlot teleshikuesit ditën e shtunë, tjetra u dhuron atyre shumë buzëqeshje të dielën, por Xhemit dhe Arbanës nuk u ndahet shpirti as në jetën e përditshme. Të dyja moderatoret e njohura të ”Top Channel” janë zyrtarisht me pushime e mesa duket kanë kaluar ditën e djeshme së bashku.
Arbana ka ndarë herë pas here copëza nga ambienti ku kalon orët më të këndshme me Jonin, mbesën, si dhe gatuan recetat e preferuar për ta, por Xhemi na tregoi dje se në ç’oazë mrekullie jeton mikja e saj.
Një stil modern, me strukturë xhami, ku dominojnë nuancat e tokës dhe mobilijet me materiale druri. “Mëngjesi te shtëpia e Panes”, shkruan Xhemi në foton e postuar në Instastory ku shfaqet e relaksuar teksa po shijon pamjen që shtrihet para syve të saj si edhe nje filxhan kafeje. Mëngjeset tek shtëpia e Panës, siç e quan ajo Arbanën.