Ish-deputeti i PS, Arben Malaj jep një këshillë për artistët pak para firmosjes së marrëveshjes me PD, e cila mbështeti kauzën e tyre, duke u bërë bashkë në protestën kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Malaj, në një reagim në rrjetet sociale, paralajmëron artistët se me këtë marrëveshje do të rrezikojnë të humbin kauzën e tyre.
Reagimi:
Podiumi i TK nuk mund te keq-perdoret per asnje perffitim politik nga asnje parti politike. Edhe PD e Basha humbet me shume se sa fiton kur padrejtesisht tenton te flas politikisht nga Podiumi ku kane folur dhe frymezuar artistet me te medhenj te historise tone, Artistet i kam mbeshtetur publikisht qe ne fillim, kam folur tre here ne takimet e tyre publike dhe nga jo me shume se 5 minuta.
Ju kam thene se kam frike se mos politika ju vjedh kauzen.
Publikisht kam këshilluar beni kujdes nga cdo politikane sepse ata kane shpirt kafsherore dhe per fitore politike te vrasin.
Pas premtimit te artisteve se sot ne ores 11.30 do te nenshkruaj teatrit nje marreveshje dypaleshe, ata rrezikohen te humbasin mbështetjen publike per thelbin e akuzes se tyre.
Asnje grupim artiste majtas apo djathtas nuk mund dhe nuk duhet lejuar te perdoret per nenshkrime politike ne podiumin e TK.
Asnje politikane nuk duhet te flas per peftime politike nga i njejti podium qe ne gjithe historine e TK kane inspiruar publikun plejada e e ndritur e artisteve tane. tani po publiku qe mbeshteti artistet ,
Duhet qe ne oren 11.30 te mos lejojme asnje politikane te bej politike brenda TK dhe ne podiumin e tij, asnje parti politike nuk duhet lejuar te nenshkruaj marreveshje politike.
Marrreveshja le te formoset tek sheshi jashte ku jane bere protestat.
Protesta e studenteve u vra pa lindur mire, po u vra cdo nisme publike per ceshtje publike, Shqiperia do te bejet gjitnje e me e varfer dhe do te lengoj gjithnje e me shume dhe me gjate.
Nje mesazh publik per Opoziten- asnje kryetar partie, asnje parti politike, asnje koalicion politike nuk e ndihmon Shqipërinë ne sfidat e saj nqs vrapo ti marr degen e dafines, studenteve, artisteve dhe cdo proteste publike.
Mos e vrisni shpresen e krijuar tek opinioni publik nga levizja edhe per TK. se ky vend mund te behet sepse me shume njerez fillojne te besojne se ky vend mund te behet,
Te nderuar artiste te mbrojtjes se TK, duke nenshkruar nje marreveshje me kedo politike brenda ndërrueses se TK dhe aq me shume ne podiumin e tij, ju rrezikoni te vrisni misionin per te rritur ndërgjegjësimin dhe përkushtimin per rritjen e demokracisë funksionale.
Nuk duhet qe partite politike ne opozite apo maxhorances, tju ofrojne marrëveshje parafabrikat, por duhet vetem qe komunitetit I artisteve te inicioi nje marreveshje qe partite politike, deputetet duhet ta nenshkruajne dhe miratojne.
Cdo marreveshje duhet te kete ne thelbin e saj vizionin, reformat dhe investimet e afatgjata per ta ruajtur si gjene me te shtrenjte, kulturen tone kombetare.
Propozimi publik –
Beheni publike kete draft dokument qe do te neshkruani sot,
Krijoni akses publik qe te gjithe ta njohin dhe te kontribuojne.
Ju kerkoni personaliteteve te artit e shkences, studenteve, te gjitha partive politike, shoqatave te biznesit qe brenda 30 -60 diteve te japin kontributet e tyre.
Per draft dokumentin ftohen te japin kontribute te gjithe artistet dhe shqiptaret brenda dhe jashte vendit.
Mos i paragjykoni dhe mos pengoni asnje te behet pjese e sfides tone per kulturen ne vecanti dhe demokracine ne teresi.
Mos e nenshkruani sot ate marreveshje spontane.
Mos e vrisni ne thelb kauzen tuaj fisnike.
Mos I vrisni ne shpirt mbeshtetesi tuaj.
Mos e nenshkruani sot dhe vetem me PD.
Mos paragjykoni asnje opozitare te thjeshte, ne cdo nivel te shoqerise shqiptare, administrates publike dhe nivel politik deri edhe deputete dhe ministra,
Sfida e thelbit te ceshtjes tuaj ka filluar 180 dite me pare .
Sfida e integritetit tuaj njerezore eshte ne test sot, me shume se kurre.
Miqesisht
Arbeni