Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur me 19 minuta vonesë tek Krimet e Rënda dhe do të dëshmojë sot prokurorëve belg.
Basha është thirrur për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me 3.4 milionë eurot që u gjetën në Toyota Yaris pak muaj më parë në portin e Durrësit.
Sipas Partisë Demokratike, Basha sot do të bashkëpunojë me prokurorët që kanë ardhur nga Belgjika dhe do të japë të gjitha informacionet që ai ka dijeni.
Basha ka hyrë tek Krimet e Rënda dhe do të japë dëshminë e tij, por ende nuk dihet nëse do të ketë komunikim me median pas dhënies së dëshmisë.
Ai është paraqitur në Prokurori i vetëm pa praninë e një avokati.