Basha e Meta me lëvizje surprizë, Rama mbledh urgjentisht kabinetin qeveritar një ditë pas Asamblesë Kombëtare (Çfarë po paralajmërojnë)

0
328

Një ditë pas Asamblesë Kombëtare, kryeministri Edi Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar në Pallatin e Brigadave.

Sipas A2CNN, takimi ka nisur prej orës 09:00 të mëngjesit dhe në orën 11.00 përfundoi pjesa e parë e tij. Diskutimi, njësoj si në Asamble, përfshin disa sfera, duke nisur nga rezultati i 30 qershorit, detyrat e qeverisë për sezonin politik që u mbyll dhe çfarë pritet të intensifikohet në shtator e në vijim.

Kujtojmë se Rama bëri dje disa ndryshime të rëndësishme me strukturat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, duke larguar disa figura të rëndësishme dhe me kontribut të në këtë forcë politike.

Rama vendosi t’i njoftojë këto ndryshime gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, duke larguar nga poste brenda PS-së Ditmir Bushatin, Lindita Nikollën dhe Blerina Gjylametin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here