Google search engine
Home Sport Skaloni flet për të ardhmen e tij te Argjentina: Na nevojitet një...

Skaloni flet për të ardhmen e tij te Argjentina: Na nevojitet një tranzoicion i butë

0
26

Jo vetëm Mesi mund të tërhiqet nga Argjentina, edhe trajneri Skaloni e ka lënë të hapur këtë rrugë, por gjërat duket se kanë ndryshuar dhe trajneri po ideon një përtëritje të grupit. Në fakt, trajneri që e udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës, Lionel Skaloni, la të kuptohet se do të mbikëqyrë një periudhë emocionuese tranzicioni, teksa lojtarët e rinj përgatiten t’i bashkohen përfaqësueses. Lionel Skaloni ka folur publikisht për herë të parë për të ardhmen e tij si trajner i përfaqësueses së Argjentinës.

Para një dritareje ndërkombëtare që përfshin tri ndeshje miqësore dhe një paraqitje lamtumire për Lionel Mesin, vendlindësi i Pujatos foli për vazhdimësinë e tij afatgjatë në krye të skuadrës. Pasi e ka udhëhequr “La Albicelesten” gjatë një cikli jashtëzakonisht të suksesshëm tetëvjeçar, Skaloni nuk dha një konfirmim të qartë, por la të kuptohej fuqishëm se do të qëndrojë. Komentet e tij hapin rrugën për një mandat më të gjatë, të përqendruar në udhëheqjen e skuadrës drejt evolucionit të saj të ardhshëm konkurrues.

 Duke folur për “MiGu”, Skaloni theksoi se një epokë e re emocionuese po fillon, teksa talentet e rinj po trokasin në derën e kombëtares. Trajneri 48-vjeçar insistoi se mosha mbetet e parëndësishme, duke premtuar se forma dhe përkushtimi do të përcaktojnë përfshirjen në skuadër.

Ai shpjegoi se objektivi i tij kryesor është të sigurojë një tranzicion të qetë, duke ruajtur njëkohësisht identitetin taktik të ekipit. “Logjikisht, do të përpiqemi, pavarësisht nëse do të jemi aty apo jo. Kjo nuk është gjëja e rëndësishme”, deklaroi Skaloni. “Ata me të vërtetë e meritojnë, ky është qëllimi ynë në ndeshjet e ardhshme: t’u japim lojtarëve të rinj mundësinë të përshtaten me stilin tonë të lojës. Tani fillon një periudhë e rëndësishme dhe emocionuese”.

Duke reflektuar mbi sfidën psikologjike të ruajtjes së urisë për sukses, Scaloni bëri krahasime me periudhën pas triumfit në Copa America 2024 në Shtetet e Bashkuara. Trajneri pranoi se përsëritja e cikleve të mbushura me trofe mbetet e vështirë, por shprehu besimin te qëndrueshmëria kolektive e grupit. Ai theksoi se krijimi i një lidhjeje pozitive mes tifozëve dhe skuadrës mbetet prioriteti kryesor.

“Pas Copa Americas 2024, edhe unë kisha ndjesinë se gjërat do të ishin të vështira”, shpjegoi Scaloni. “Është e vështirë të përpiqesh, nuk po them se do të jetë e lehtë. Si trajner, si udhëheqës i grupit, duhet ta dish se do të jetë e vështirë”, e mbylli ai. Kujtojmë që Skaloni me Mesin dher Argjentinën fituan Botërorin 2022 dhe ishin finalistë në Botërorin 2026.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here