Meta refuzoi Gjinushin, mblidhet Akademia e Shkencave dhe nxjerr ‘blof’ Presidentin: Kërkesë urgjente!

0
344

Akademia e Shkencave do i drejtohet me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, për të rishqyrtuar edhe një herë dekretin që refuzon emrin e Skënder Gjinushit, në postin e Akademisë së Shkencave. Lajmi i bë i ditur në një prononcim për mediat, nga nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Vasil Tole, në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Asamblesë së Akademisë së Shkencave.

Tole bëri të ditur vendimin e Akademisë me vetëm një votë kundër, atë të akademikut Artan Fuga.

“Vendimi i Asamblesë së Akademisë së Shkencave me pjesëmarrjen e 43 nga 44 akademikë është në fuqi dhe nuk ka patur kundërshtim dhe as ankimim. Duke qenë se ky vendim është në fuqi, dhe duke shpresuar se ka ende hapësirë vendosëm t’i drejtohemi institucionit të Presidentit me një kërkesë për të rishqyrtuar dekretin e tij”-u shpreh Tole.

Në vijim, ndalur në argumentin e presidentit, për papajtueshmëri të mandatit të z.Gjinushi për të drejtuar Akademinë e Shkencave, nënkryetari i saj u shpreh se e gjejnë të pavend këtë konstatim, dhe theksoi se vendimi i Asamblesë është i pjekur dhe institucional dhe i pandikuar nga zhvillimet politike.

Në vijim Tole komentoi edhe ligjin e ri për Akademinë e shkencave të miratuar një ditë më parë në parlament.

“Me ligjin e ri, parashikohen disa nene për situata të ngjashme, do veprohet siç citohet në ligj. Ka më në fund një procedurë se si veprohet. Nëse do ketë një dekret refuzimi parashikohet që lihet në dorë të Asamblesë. Nuk jemi në ngërç. Akademia e Shkencave është përpjekur që të provojë që jemi në gjendje të bëjmë reforma e të mbajmë në punë institucionin.” -u shpreh Tole.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here