Shkelje në procesin zgjedhor, Prokurori-SHÇBA firmosin marrëveshjen e rëndësishme

0
336

Me qëllim rritjen e cilësisë së hetimit si edhe për të parandaluar e dokumentuar veprat penale, Prokuroria e Tiranës dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi. Memorandumi është nënshkruan nga drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj si edhe drejtori i përgjithshëm i SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku.

Marrëveshja nënshkruhet pak ditë nga nisja e fushatës zgjedhore për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ku një nga pikat e bashkëpunimit dhe hetimit mes dy institucioneve janë edhe shkeljet gjatë procesit zgjedhor.

Përmes këtij memorandumi, synohet rritja e efikasitetit dhe bashkërendimi i punës ndërmjet institucioneve, realizimi i komunikimit dhe shkëmbimit të të dhënave, përmes krijimit të një Task Force me pjesëmarrës përfaqësues të të dy institucioneve me qëllim forcimin e veprimve të përbashkëta hetimore për cështjet që lidhen me korrupsionin e zyrtarëve, veprimet në procesin zgjedhor, veprimet arbitrare për tejkalim të kompetencave të policisë së shtetit gjatë ushtrimit të detyrës, koordinim për analiza të përbashkëta për nisjen e hetimeve etj.

Prokuroria dhe SHÇBA angazhohen të bashkëpunojnë në kryerjen e hetimeve të përbashkëta apo shkëmbimit të informacionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here