“I fshihnim në organet gjenitale”, zbardhet dëshmia e punonjësve të arrestuar në Rinas/ E pabesueshme si nxirreshin sendet e vjedhura nga bagazhet

0
358

Zbardhet dëshmia e dy punonjësve të arrestuar pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit, pasi akuzohen se vidhnin bagazhet e pasagjerëve.

Bëhet me dije se punonjësit kanë pranuar fajësinë e tyre për vjedhje, si edhe kanë treguar se sendet që grabisnin i fshihnin në këpucë dhe në organet gjenitale.

“Sendet e vjedhura i merrnim dhe i fshihnim nëpër organe gjenitale ose në shollat e këpucëve. Kur merrnin lekë ose sende me vlerë iknim menjëherë nga puna. Largoheshim duke nxjerrë justifikime për probleme familjare.”-janë shprehur ata.

Më 20 maj, në operacionin “Bagazhi”, u arrestuan dy punonjës të ngarkim shkarkimit të bagazheve në aeroportin e Rinasit pasi akuzohen për disa vjedhje.

Sipas Policisë këta dy punëtorë, hapnin bagazhet e pasagjerëve në Rinas dhe merrnin prej andej para dhe sende me vlerë, si bizhuteri e flori. Të arrestuarit janë D. M. 22 vjeç, banues  në Tiranë dhe E. Rr., 24 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here