“Ky drejtor publikon çdo ditë dosje sekrete”, Lleshaj flet hapur dhe mban qëndrimin e prerë: Më detyroi Murrizi…

0
296

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mbajti fjalën e tij lidhur me raportin vjetor për vitin 2018 nga Institutit i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

Mes të tjerash Lleshaj u shpreh se ndonëse nuk ka qenë ministër i Brendshëm në vitin 2018, thekson se nuk ka marrë asnjë kërkesë për të dhënë informacion lidhur me dosjet e diktaturës.

Lleshaj theksoi po ashtu se ligji për hapjen e dosjeve është miratuar, ndërsa shtoi se për këtë nuk ka asnjë pengesë dhe se ish drejtori i arkivit në ministrinë e Brendshme është personi që publikon përditë dosje sekrete në media, duke iu referuar studiuesit Dashnor Kaloçi.

Pjesë nga fjala e Lleshajt:

Ju e dini që nuk kërkova fjalën, por më detyroi zoti Murrizi, e ndjek me shumë vëmendje sepse më dukeni shumë konvencional dhe krijoni vëmendje kur flisni. Nuk e di nuk jam nga Lushnja mund t’ju kisha votuar me kënaqësi.

Raporti i viti 2018, unë nuk kam qenë ministër i Brendshëm, duhet ta kishe bërë këtë analizë.

Nuk po të bëj dalje nga përgjegjësia. Në atë kohë unë nuk kam qenë ministër i Brendshëm. Nuk mbaj mend që deri sot të kem marrë qoftë edhe një kërkesë nga instituti që të përgjigjem për informacion. Sot arkivat janë të gjitha të njohura. Informacioni për dosjet e komunizmit është publik. Nuk ka asnjë pengesë. Kam qenë një nga autorët për hapjen e dosjeve, dhe u miratuan me një vonesë absurde. Është miratuar para pak vitesh, por ai ligj i hap dosjet. Sa i përket ministrisë së Brendshme, nuk ka asnjë pengesë jo instituti por as qytetarët për tu njohur me dosjet. Ish drejtori i arkivit në ministrinë e Brendshme është personi që publikon përditë dosje sekrete në media. Pra nuk ka ngelur ndonjë gjë prandaj kur të doni hajdeni…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here