Nis mbledhja e fondeve për rindërtimin e Notre-Dame, bashkëshorti i aktores së njohur dhuron shumën e çmendur

0
411

Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të rindërtojë katedralen Notre-Dame në Paris, pasi zjarri kolosal përfshiu ndërtesën pasditen e djeshme duke shkatërruar një pjesë të saj.

Macron bëri thirrje për rindërtimin e katedrales 850 vjeçare. Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi bashkëshortit të aktores së famshme Salma Hayek.

Miliarderi francez Francois-Henri –Pinault ka ofruar një shumë prej 100 milionë eurosh për të ndihmuar në rindërtimin e “Notre Dame”.

Pinault zotëron grupin francez të luksit Kering, i cili mbikëqyr markat luksoze të modës Gucci, Saint Laurent, ndër të tjera.

Paditen e djeshme një zjarr masiv përfshiu katedralen Notre-Dame, duke shkrumbuar pjesën më të madhe të saj. Ndërkohë, mga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ishte aksidental dhe jo i qëllimshëm. Megjithatë hetimet vazhdojnë dhe kjo nuk është përgjigja përfundimtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here