Google search engine
Home Sport Kërkohet finalja e madhe, publikohen formacionet, surpriza në Angli-Argjentinë

Kërkohet finalja e madhe, publikohen formacionet, surpriza në Angli-Argjentinë

0
11

Anglia dhe Argjentina përballen mbrëmjen e kësaj të mërkure në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Botës, me objektivin për të siguruar një vend në finale ndaj Spanjës.

Anglia vjen në këtë sfidë pas fitores 2-1 ndaj Norvegjisë pas kohës shtesë në çerekfinale. Skuadra e Thomas Tuchel ka arritur gjysmëfinalen e katërt në një turne madhor që nga viti 2018.

Në anën tjetër, Argjentina ka fituar të gjashta ndeshjet e saj në këtë Botëror dhe ka realizuar 17 gola, duke qenë sulmi më produktiv i turneut.

Jude Bellingham dhe Harry Kane kanë shënuar nga gjashtë gola secili për Anglinë, ndërsa Lionel Messi kryeson statistikat historike të Botërorit me 21 gola dhe 10 asistime.

Në historinë e përballjeve direkte, Anglia ka fituar 6 nga 14 ndeshjet ndaj Argjentinës, me 5 barazime dhe 3 humbje.

Fituesi i kësaj sfide do të përballet me Spanjën në finalen e madhe të Botërorit. Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here