Google search engine
Home Sport Asllani drejt largimit nga Hofenheimi gjerman, Hysaj në kërkim të ekipit të...

Asllani drejt largimit nga Hofenheimi gjerman, Hysaj në kërkim të ekipit të ri

0
22

Për disa titullarë të skuadrës tonë kombëtare mediat italiane shkruajnë se kanë interesime të shumta dhe pritet të ketë edhe befasi në ditët në vijim. Një nga emrat që përflitet më shumë është Hysaj, lojtar që ka mbetur pa skuadër pas mbylljes së kontratës me Lacion. Ndërkohë, Kristjan Asllani, edhe pse në stërvitje me Interin, është në pritje të mësojë klubin ku do të huazohet.

Asllani i Kosovës po largohet nga Hofenheimi

Largimi i sulmuesit kosovar Fisnik Asllani nga Hofenheimi duket gjithnjë e më i afërt. Drejtori sportiv i klubit gjerman, Andreas Shiker, konfirmoi për “Kicker” se ka interes konkret për 23-vjeçarin nga klube brenda dhe jashtë Gjermanisë. “Është e vërtetë që ka bisedime me klube nga Gjermania dhe jashtë saj. Nuk është sekret që Fisnik Asllani ka një klauzolë largimi në kontratën e tij”, deklaroi Shiker në fillim të përgatitjeve të Hofenheimit. Sipas mediave gjermane, klauzola e lirimit të Asllanit është rreth 30 milionë euro. Interesim për sulmuesin kishte shfaqur edhe Barcelona në fund të muajit mars, megjithëse deri tani nuk ka pasur zhvillime konkrete në lidhje me një transferim te gjiganti katalanas. Kurse skuadra favorite për të firmosur me sulmuesin e Kosovës deri tani është Borusia Dortmundi.

Legjionarët/ Brajan Gruda vijon punën me Leipzigun edhe në sezonin e ri

Leipzig ka konfirmuar se Brajan Gruda do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për sezonin 2026/27, pasi klubi gjerman ka arritur marrëveshje me Brightonin për zgjatjen e huazimit të mesfushorit ofensiv. 22-vjeçari iu bashkua Leipzigut në muajin shkurt të vitit 2026 nga klubi anglez dhe pati një ndikim të menjëhershëm në skuadër. Gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar, Gruda zhvilloi 14 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me tre gola dhe tre asistime. Paraqitjet e tij bindëse kanë bërë që drejtuesit e Leipzig të sigurojnë vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një tjetër sezon, me synimin që mesfushori ofensiv të ketë një rol edhe më të rëndësishëm në ekip gjatë edicionit 2026/27.

Hysaj pa skuadër

Mes emrave më të njohur që aktualisht janë pa kontratë spikat edhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj. Futbollisti 31-vjeçar, i cili mbylli aventurën e tij me Lacion, është nga profilet më me përvojë në listën e lojtarëve të lirë dhe përbën një mundësi interesante për klubet që synojnë të përforcojnë mbrojtjen pa paguar karton transferimi. Edhe pse klubet e interesuara nuk do të duhet të paguajnë dëmshpërblim për transferimin e tij, një marrëveshje eventuale do të kërkojë investim të rëndësishëm në aspektin financiar, për shkak të pagës dhe komisioneve që shoqërojnë transferimet e lojtarëve të lirë. Në javët e ardhshme pritet të ketë zhvillime rreth së ardhmes së Hysajt, i cili mbetet një nga futbollistët shqiptarë më të vlerësuar në tregun europian dhe një emër që mund të tërheqë interesin e disa klubeve në Itali dhe jashtë saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here