Një megaskandal ka shpërthyer në kupolën e shtetit shqiptar, duke provuar se pushteti real nuk është më në zyrat e Kryeministrisë. Kryeministri Edi Rama ka mbetur thjesht një figurë pa fuqi, i cili mban në duar vetëm “hapasit e kashtës”, ndërsa shteti dhe miliardat e tenderave kontrollohen me dorë të hekurt nga Belina Balluku, e cila tashmë po etiketohet si “Lubia” e qeverisë. Në mënyrë të turpshme, institucioni më i rëndësishëm i prokurimeve në vend po kapet nga ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila sfidon hapur edhe vetë Prokurorinë e Posaçme (SPAK) që e ka nën hetim për
Si u përmbys gara për KPP
Të dhënat e fundit të dala nga procesi i pikëzimit kanë shkaktuar një tërmet të vërtetë, duke zbuluar se përzgjedhja e drejtuesve të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) ishte e paracaktuar. Gjithçka ishte një farsë përpara se Kuvendi të kryente procedurat formale kushtetuese dhe ligjore. Ismail Shehu po vendoset me dhunë në krye të KPP-së.
Edhe pse Shehu humbi me pikë përballë rivalit të tij në garë, makineria e Ballukut u vu menjëherë në lëvizje. Përmes një presioni të paprecedentë, komisioni u detyrua të manipulonte pikët, duke i dhënë Shehut 74 pikë, po aq sa rivali, për të barazuar rezultatin e përmbysur. Por kjo ndërhyrje e dhunshme tregon se Edi Rama ka humbur çdo kontroll mbi institucionet e tenderave, duke ia dorëzuar ato totalisht oreksit të pangopur të Ballukut.
Kapja e KPP-së nga njeriu i besuar i Ballukut konfirmon se çdo qindarkë e buxhetit të shtetit do të kalojë nga filtrat e saj personalë. Ndërsa kryeministri bën deklarata publike, pas kuintave shteti kontrollohet nga një celulë që nuk pyet as për ligj e as për drejtësi.
Ky skandal pritet të sjellë zhvillime dramatike, pasi SPAK tashmë ka në duar provat e një manipulimi flagrant shtetëror, për shkak se Komisioni i Prokurimit Publik është organi më i lartë administrativ që kontrollon ligjshmërinë e tenderave dhe se ai nuk mund të trajtohet si plaçkë pushteti, as si zgjatim i ish-ministres së Infrastrukturës dhe Transporteve, Belinda Balluku, i Komisionit të Ligjeve apo i ndonjë grupi politik.
Balluku përballë SPAK, çfarë pritet pas akuzave të reja?
Ndërkohë kujtojmë se ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku përballet me dy akuza të reja të ngritura nga SPAK, përveç procedimit të mëparshëm për “shkelje të barazisë në tendera”. Prokuroria e Posaçme ka shtuar ndaj saj akuzat për “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Këto zhvillime vijnë pas vendimit të Kuvendit për të mos miratuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut dhe autorizimin e arrestimit të saj.
Më 12 mars 2026, me 82 vota kundër, mazhoranca rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, duke i mundësuar Ballukut të shmangte arrestimin. Në atë kohë, ajo ishte marrë e pandehur për akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera” në mënyrë të përsëritur. Zonja Balluku nuk mori pjesë në seancën parlamentare dhe nuk ushtroi të drejtën për të dhënë qëndrimin e saj para deputetëve. Argumentet e shumicës u prezantuan nga deputeti Ulsi Manja, i cili, duke lexuar raportin e mazhorancës, kundërshtoi pretendimin e SPAK për rrezikun e ndikimit mbi provat.
Sipas tij, ky rrezik kishte ndryshuar pasi Balluku nuk mbante më funksione ekzekutive. Opozita kërkoi që kërkesa e SPAK të pranohej dhe që Ballukut t’i hiqej imuniteti parlamentar, duke i hapur rrugë hetimit të plotë nga drejtësia. Ky ishte rasti i parë pas krijimit të institucioneve të reja të drejtësisë ku mazhoranca refuzoi një kërkesë të SPAK për heqjen e imunitetit të një deputeti.
Vendimi i Kuvendit solli reagime edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Ambasada Britanike në Tiranë theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit dhe se imuniteti parlamentar nuk duhet të pengojë proceset e llogaridhënies. Ndërsa Ambasada Gjermane kërkoi që çështjet që lidhen me korrupsionin e nivelit të lartë të trajtohen me shpejtësi dhe pa pengesa. Megjithatë tashmë mbetet për t’u parë nëse SPAK do të kërkojë sërish autorizimin për arrestimin e Ballukut dhe nëse shumica parlamentare do të vijojë ta mbështesë atë, apo do t’i hapë rrugë procedurave të drejtësisë.






































