Raporteri për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ka deklaruar sot se ishte i kënaqur që edhe zëvendës ndihmës sekretari i shtetit, Mathew Palmer ishte në një linjë me qëndrimin e shprehur më herë nga Bashkimi Europian.
Fleckenstein ka deklaruar se Reforma Zgjedhore mund të realizohet edhe në kushtet aktuale ku ndodhet Parlamenti.
“Jam shumë i lumtur që zv.ndihmës sekretari i shtetit amerikan ka të njëjtin mendim, sikurse ne kemi me Bashkimin Europian. Kemi nevojë për sinjale pozitive. Duhet të jetë e qartë që ka mënyra të ndryshme . Për këtë arsye jam shumë i kënaqur që Këshilli i Sigurisë po vazhdon punën e tyre, sepse kemi nevojë për sinjale pozitive.
Por ajo çfarë jemi dakord si parlament europian dyert tona janë të hapura si për parlamentin si për PD. Ju e dini më mirë si të gjeni një zgjidhje më të mirë si të zgjidhim këto gjëra.Ne më të vërtetë ju mbështesin që të cim përpara sa më shpejt.”-u shpreh ai.