Kryeministri Edi Rama, në një intervistë të dhënë për median britanike “UnHerd”, ndau të tjera deklarata lidhur me protestat kundër qeverisë.
Sipas Ramës, protestat që po zhvillohen ditët e fundit janë të ndryshme nga ato të qershorit, pasi tanimë po marrin pjesë edhe njerëz të angazhuar në parti politike, duke specifikuar partitë opozitare dhe të ekstremit në vend.
Në fund, Rama ndau edhe një këndvështrim për të protestuarit në Shqipëri, që e cilësoi si një akt normal të një vendi europian.
“Protestat e sotme nuk janë protestat e qershorit, kështu që njerëzit që folën sot janë të ndryshëm. Ata janë të angazhuar në parti politike. Ata janë të angazhuar në parti opozitare, parti të vogla opozitare, të majtë nga ekstremi dhe të djathtë nga ekstremi. Ndërsa protestat e qershorit ishin të ndryshme, ishin më të mëdha, shumë njerëz që votuan për ne ishin atje. Sidoqoftë, jam shumë, shumë krenar që kemi pasur një protestë kaq të madhe për ditë të tëra në një mënyrë shumë paqësore, dhe se askush nuk u lëndua, askush nuk u ndalua të bënte atë që donte. Në fund të fundit, kjo protestë tregon një vend që është si një vend normal evropian ku ka protesta”,-tha Rama.








































