Google search engine
Home Kronike “Një paciente me 100% djegie rrezikon jetën” – Shefi i Reanimacionit në...

“Një paciente me 100% djegie rrezikon jetën” – Shefi i Reanimacionit në Vlorë jep detaje

0
23

Shefi i Reanimacionit në Spitalin Rajonal të Vlorës, Edmond Breshanaj, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar nga zjarri i rëndë që përfshiu hotel “Brooklyn” në zonën e Lungomares gjatë orëve të para të mëngjesit.

Mjeku shpjegoi se stafi spitalor u vendos në gatishmëri të plotë rreth orës 04:30 të mëngjesit, kur në urgjencë mbërritën gjashtë pacientë të moshave të reja (25-30 vjeç), me origjinë nga Prishtina, Lipjani dhe Rrësheni:

“Ishte situatë shumë emergjente, ishin 6 pacientë të dëmtuar nga ekspozimi. Ishin në katin e dytë. 3 ishin të djegur rëndë dhe 2 ishin hedhur nga kati i dytë, kishin pësuar fraktura të kolonës.”

Sipas Breshanajt, gjendja e një prej pacienteve paraqitet mjaft kritike për jetën për shkak të shkallës ekstreme të djegieve:

“Një paciente që rrezikon jetën ishte djegur pothuajse 100%, një tjetër 50%. Dy prej tyre i nisëm në Qendrën e Traumës sepse s’kishin djegie, ndërsa tre të tjerë u dërguan në repartin e djegieve plastike në Tiranë.”

Ngjarja e rëndë ndodhi në një godinë ku në katin e parë funksiononte një lokal, ndërsa kati i dytë shërbente si hotel. Për shkak të përhapjes me shpejtësi të flakëve dhe tymit të dendur që bllokoi rrugëdaljet, disa prej pushuesve u detyruan të kërcejnë nga dritaret e dhomave për t’i shpëtuar zjarrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here