“Mos të rrejë mendja se do shpëtosh dot pa u ndërshkuar”, Balla paralajmëron Shkëlzen Berishën: Halle të mëdha të presin tani që të iku babi

0
556

Sot është zhvilluar në Gjykatën e Tiranës padia e radhës për shpifje mes Taulant Ballës dhe Shkëlzen Berishës, për çështjen CEZ.

Djali i ish kryeministrit ka deklaruar se Balla nuk ka qenë i pranishëm sot në seancë për shkak se ka pasur frikë që të përballet me akuzat për lidhjen me biznesmenin Bego.

Pas kësaj ka reaguar deputeti i PS, Taualant Balla me anë të një postimi në Facebook ku shkruan se “paske bilbilosur sot në mungesën time por mos të të rrejë mendja se do shpëtosh pa u ndëshkuar” 

Postimi i potë:

Shkëlzen Sali Berisha! Paske bilbilosur para Gjykatës sot në mungesën time dhe qenke trimëruar mesa shoh para gazetarëve, por mos të të rrejë mendja se do shpëtosh dot pa u ndërshkuar në dosjen CEZ!

E pata të pamundur të jem sot aty përballë teje për arsye angazhimi si deputet në qarkun e Elbasanit, por herën tjetër do marr masat që të mos mungoj. Tani që të iku edhe babi nga Parlamenti njëherë e mirë, do të të përkushtohem me të gjithë seriozitetin që meriton një thëngjill i zbuluar si ti. Bëhu gati Zen se halle të mëdha të presin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here