Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit mes opozitës dhe përfaqësuesve të PE, kreu i selisë blu, Lulzim Basha është shprehur se nuk zgjidhet situata vetëm me arrestimin e Vangjush Dakos por me një reflektim të thellë të maxhorancës.
“Një nga problemet që Parlamenti ka është dezinformimi me të cilin Edi Rama dhe Parlamenti ka bërë propapagandën me paratë e drogës. Për këtë arsye ishte e rëndësishme që t’iua shpjegonim miqve tanë ndërkombëtarë që opozita kishte vetëm dy rrugë ose të bëhemi një me fasadën ose të luftojmë ilegjitimitetin e Parlamentit. Përpjekja jonë nuk mund të ndodhë vetëm duke arrestuar Vangjush Dakon sa për sy e faqe por do të vijë duke larguar Edi Ramën që do ti hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për t’i rikthyer ilegjitimitetin Parlamenti ”,u shpreh Basha.