Skënder Gega sqaron objektivat për titull të Partizanit, kërkon 3 pikë në duelin me Laçin

0
471

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli dje para gazetarëve ku foli në prag të ndeshjes së sotme me Laçin, duel që do të thotë shumë për objektivat e Partizanit në këtë edicion. Natyrisht, një fitore do ta nderonte skuadrën e kuqe dhe teknikun e saj sepse do ta çonte në 0 pikë diferencën me ndjekësin më të afërt, Teutën. Prandaj vetë Gega theksois e nuk do të merrej me duelin e humbur të Kukësit por me ndeshjen e tij në Kurbin. “Llogaria jonë është që të shohim ecurinë tonë dhe na intereson ndeshja me Laçin, pasi është ekip i mirë sidomos në fushën e vet. S’duhet të jemi hipokrit dhe favoritët kryesorë që kanë qenë pas nesh, u shkëputën por kampionati është i vështirë dhe duhen parë me radhë. Shoh Laçin dhe jo kundërshtarin. Ne mundohemi të marrim maksimumin dhe kemi ardhur me meritë deri këtu. Futbolli njeh çdo gjë por duam të eliminojmë çdo prurje. Hila nuk do të jetë pasi nuk ka nisur stërvitjen dhe do edhe pak ditë. Mungon edhe Lum Rexhepi pasi nuk duam ta rëndojmë dhe kemi ndeshje të forta. Pjesa tjetër është e gatshme dhe ka punuar shumë mirë dhe shkojmë të plotë. Siç u pa edhe dje, Teuta erdhi pas 3 javëve jo të mira por dje tregoi që gjërat ndryshojnë shpejt. Me një paraqitje më të mirë gjërat ndryshojnë dhe opinionet ndryshojnë. Laçi luan mirë në shtëpi dhe mbrohet shumë mirë. E shoh të vështirë por jemi shumë OK pasi i dimë parametrat dhe shkojmë optimist pa e nënvlerësuar dhe mbivlerësuar”, u shpreh trajneri i Partizanit. Më pas Gega foli rreth të rinjve dhe balancës së krijuar në skuadër. “Për fat të mirë ajo pjesa e re në moshë ka treguar se e ka mbajtur këtë presion falë pjesës me eksperiencë dhe jemi këtu ku jemi. Ata dinë ti vlerësojnë situatat por duam të jemi me këmbë në tokë. Duam t’i japim më shumë besim dhe jemi kaq kohë në vendin e parë. Nuk i kthehem dot historisë por jemi të kënaqur pasi vijmë me meritë dhe janë ndërthurur shumë mirë. Ka mirëkuptim dhe përgjegjësia është balancë e mirë që na bën të qetë”, shtoi trajneri i skuadrës së kuqe. Më pas tekniku Gega komentoi deklaratat e ish-trajnerit të Partizanit, Shpëtim Duro. “Ish-at e kanë për zemër Partizanin dhe unë jam gjatë gjithë kohës aty. I kam vlerësuar opinionet dhe na bën krenar por na shton përgjegjësitë dhe duam t’i marrim gjërat javë pas jave. Duam të jemi në fokus me ekipin dhe në ditët e para që kemi dalë në vendin e parë është folur për kampion, por jam munduar t’ia lëmë kohës”, vijoi ai. Më pas tekniku foli për rivalitetin në kampionat. “Janë rivalë dhe ne jemi rivalë të atyre. Ne jemi në pozitat tona. Kemi luajtur me Skënderbeun dhe fituam me lojë bindëse, por duam t’i shohim gjërat siç janë. Gjërat do të shkojnë shumë mirë falë punës dhe sakrificës. Çdo ndeshje qoftë me Tiranën apo me rivalët në traditë e të rinj duhen vlerësuar. Kur të vijë ndeshja do të ketë vlerësim më të plotë. Shumë e rëndësishme është që kur kemi bërë përzgjedhje, pjesa më e madhe ka qenë pa ekip prandaj në muajin janar nuk luajnë. Teknikisht kemi bërë lëvizje por fizikisht nuk na ndihmojnë dhe punohet që të vijnë në gjendje secili të bëjë punën e vet. Një ose dy duhet të provohen dhe në 15 javë dhe sikur në 2 javët e fundit të jenë 100% do të jenë ndihmë e madhe”, theksoi më tej trajneri Gega. Në fund ka një koment dhe për Alesio Hysenin që po e “mbyt” konkurrenca apo dhe formacionin me të cilin do të luajë sot kundër Laçit. Është e vërtetë që ka konkurrencë dhe nuk e kam siklet pasi më bën komod. Alesio është i ri por jo me shumë eksperiencë. Ai nuk mërzitet por punon dhe ka pasur një problem dhe duhet të punojë tashmë për të ecur pasi është i ri. Do të shohim ato që janë të shëndoshtë dhe pjesa tjetër që nuk janë 100% duhet të presin. Sot do të vendos se kush do të hyjë në lojë dhe shihet shpejt. Nuk besoj të bëj ndërrime të mëdha dhe vetëm Rexhepi mund të më bëjë të ketë lëvizje. 25 janë pjesë e grupit dhe 11 do të luajnë dhe uroj të jenë të gjithë në fokus dhe të shërbejnë. Nuk ka vendosur gjë por do të dalë grupi më i mirë dhe që do të përshtatet pasi çdo ndeshje ka specifikën e vet. Nuk duhet të devijojmë nga rruga pasi gjërat po shkojnë mirë”, përfundoi Gega.

Adriatik BALLA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here