Video/ Presidenti Macron goditet me vezë në kokë, ja si ishte kamufluar ‘sulmuesi’

0
456

Demonstruesit e ashtuquajtur “Jelekët e Verdhë” kanë vazhduar protestat e tyre edhe gjatë ditës së djeshme, Presidenti francez, Emmanuel Macron i cili dje gjatë mbrëmjes doli para kamerave pranë presidencës u ‘sulmua’ me vezë.

Sipas mediave ‘sulmuesi’ ende nuk është identifikuar por pretendohet se ai është një protestues i kamufluar si gazetarë, pasi që për deklarata të peridentit, në oborrin e presidencës ishin pranuar vetëm gazetarët.

Ndryshe, sot kryeministri francez, Edouard Philipp pritet që të njoftojë pezullimin e rritjes së taksave të karburantit. Lajmi është publikuar nga Agjencia AFP, duke iu referuar burimeve qeveritare.

Protestuesit nga lëvizja franceze ‘jelekët e verdhë’ janë tërhequr nga një takim me kryeministrin Edouard Philippe të caktuar për ditën e sotme.

“Jelekët e verdhë” që prej mesit të nëntorit kanë protestuar për një taksë të diskutueshme të karburantit. Por protestat tani pasqyrojnë zemërimin më të përhapur në qeveri. Tre persona kanë humbur jetën nga trazirat, dhuna dhe vandalizmi.

Edhe në Kosovë praktikohet hedhja e vezëve ndaj politikanëve – kjo ndodh nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here