Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm për bizneset

0
413

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se ka konstatuar pasaktësi në dhënien e të dhënave të kontaktit (telefon, adresë e-mail) nga ana e tatimpaguesve, në llogarinë e deklarimit elektronik.

Për këtë qëllim DPT fton tatimpaguesit që të bëjnë përditësimin e saktë të të dhënave të tyre brenda datës 8 Dhjetor 2018.

Njoftimi

DPT synon informimin korrekt dhe të vazhdueshëm të tatimpaguesve, në mënyrë që ata të njihen me legjislacionin tatimor, deklarimet elektronike, si dhe shërbimet e reja që ofrohen nga Administrata Tatimore.

Për të përditësuar kontaktet, tatimpaguesit duhet të ndjekin këto hapa të thjeshtë:

Pasi të keni hyrë me anë të të dhënave tuaja në llogarinë e-Filing, përmes faqes zyrtare tatime.gov.al klikoni në menynë e-Filing im.

Në rubrikën “Informacioni i Përgjithshëm i Tatimpaguesit”, klikoni butonin “Ndrysho të dhënat e kontaktit”.

Pasi të keni vendosur të dhënat e reja/të përditësuara (numri i telefonit, adresë email-i) klikoni butonin “Ruaj”.

Tatimpaguesit kanë mundësi të përditësojnë të dhënat e tyre në e-Filing, sa herë që i ndryshojnë ato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here