Ajo gjithmonë është shquar për një seri kostumesh të pazakonta si në tapetin e kuq ashtu dhe kur del për qejf me miqtë.
Rita Ora krijoi një tjetër ‘look’ plot stil kur doli sot për Paradën e Faledmnerimeve në New York City.
27 vjeçarja dukej marramendëse në flokët e saj “bionde peroksid” dhe buzëkuqin e fortë, teksa ishte mbështjellë me një xhup të zi të shkëlqyeshëm për të mbuluar fustanin me dantella të zeza.
Rita kishte kompletuar detajet finale me vathë të dukshëm e të mëdhenj që plotësonin hijen e zezë të makijazhit të syve.
Superbiondja i kishte lënë takat në shtëpi në favor të këpucëve të larta.
