Ylli amerikan i “Reality TV” Kim Kardashian ka krijuar profilin e saj “profesional” me një seri fotosh të guximshme, shumica në bikini të vogla ose pa gjë fare.
Por së fundi zbulohet se bashkëshorti i saj reperi Kanye West, i martuar me Kim në 2014, nuk e pret gjithmonë mirë ndarjen e fotove të pjesëve intime të gruas me të gjithë botën.
Kardashian ka treguar disa nga tensionet me West për aktivitetin e saj në mediat sociale në një intervistë në programin e Ellen DeGeneres.
“Mund të futesh në telashe me burrin nëse bëhen shumë foto si këto”, tha Kim për shkrepjet e saj profesionale që i kanë siguruar një audiencë virtuale prej 120-milionë ndjekësish. Ajo thotë se Kanye West vihet ë siklet por gjithsesi e mbështet.
“Është gjysmë për gjysmë, ai do që unë të jem vetvetja dhe të kënaqem, por gjithashtu e di që e bezdisin”, thotë ajo, duke shtuar se përpiqet të zgjidhë shqetësimin e burrit duke preferuar ngaherë foto më konservatore.
