Zëdhënsi i ministrisë së jashtme turke Hami Aksoy, tha sot në lidhje me rritjen e bashkëpunimit me grupin amerikan Exxon Mobil se Turqia do të nisë operacionet e saj në zonën ekskluzive të Qipros së Veriut.
Ministria përsëriti paralajmërimin e saj për kompanitë e eksplorimit të naftës e gazit në Mesdheun Lindor se ”të gjitha burimet natyrore pranë ishulli të Qipros nuk i përkasin vetëm palës greke por edhe asaj turke”.
Aksoy shtoi se shpimet e kompanisë amerikane do të shërbejnë gjithashtu për të ndryshuar disa balanca delikate në ndihmë të zgjidhjes së problemit të Qipros, dhe shtoi se ndarja e burime natyrore të ishullit është një çështje esenciale.
