Google search engine
Home Politike Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat, zbardhen porositë e kryeministrit për protestën

Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat, zbardhen porositë e kryeministrit për protestën

0
24

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë e cila nisi rreth orës 12:30 në një ditë kur protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë.

Kryeministri Edi Rama u ka thënë ministrave se personat që janë përfshirë në aktet e dhunshme nuk janë studentë, ndërsa për pjesën tjetër të protestuesve, që sipas tij janë studentë, ka theksuar se duhet të dëgjohen.

Deklaratat e Ramës vijnë pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës, ku demonstruesit shkulën kangjellat metalike dhe sinjalistikën rrugore, si dhe hodhën sende të forta në drejtim të forcave të policisë. Një ditë më parë 23 protestues u shoqëruan dhe 7 të tjerë morën trajtim mjekësor në spital, ndërkohë që demonstrata po vijon për të dytën ditë radhazi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here