Zonja Meri paralajmëron këto shenja të horoskopit: Java e ardhshme do të ketë plot ‘halle’, ja çfarë të keni kujdes

0
427

“Marsi do lidhet me Jupiterin i cili me natyrën ëndërrimtare të Marsit na çon në kërkim të ideales që do na frymëzojë dhe do na nxisë të veprojmë”, njofton Meri.

Nevojiten lëvizje të kujdesshme këshillon astrologia. “Do kemi tërheqje nga misteret, do na joshin idetë e mëdha, duhet të kemi kujdes në çështjet praktike profesionale dhe ekonomike”, njofton Meri. Më poshtë parashikimi për të gjitha shenjat.

Dashi

Një prapaskenë do zbulohet dhe kjo mund t’ju ekspozoj disi më shumë se duhet në çështje ligjore apo dokumentacionesh e udhëtimesh.

Demi

Mbeshtetjen e kërkuar apo qëllimet që do i vini vetes nuk do ta arrini me shumë lehtësi. Ndoshta në këtë periudhë do dilni mbi mundësite tuaja dhe do besoni më shumë se duhet në utopinë e të tjerëve.

Binjaket

Mund t’ju premtojmë sot një bashkëpunim apo një pozicion pune por që ndoshta kjo do jetë e paqartë përsa i përket kushteve dhe kohëzgjatjes.

Gaforrja

Optimizmi i madh më të cilin do filloni një veprimtari pune apo një marrëdhenie personale nuk do zgjasi shumë prandaj kujdes me ndryshimet dhe lidhjet e reja që do bëni.

Luani

Sot do shpenzoni shumë në emër të dashurisë, artit dhe bujarisë dhe do prisni që të keni përfundime të mira apo një respekt moral nga të tjerët por kjo nuk ndodh.

Virgjeresha

Ndikimi i Marsit përballë shenjës tuaj ju ekspozon ne antagonizëm por edhe ju nxit të besoni apo idealizoni me shumë se duhet partneret në një bashkëpunim apo në çift.

Peshorja

Nëse bëni një nënshkrim të paqarte sot do keni kujdes pasi do ta paguani shumë shtrenjtë dhe do ndjeheni të tradhtuar.

Akrepi

Pavarësisht shanseve dhe mundësive të medha në jetën tuaj sidomos ekonomike ju përseri do merreni me një çështje shume personale që më shumë ju ha kohe sesa është reale.

Shigjetari

Një çështje familjare duket sikur po shkon mirë drejt një realizimi qëllimi por me pas do kuptoni se praktikisht është e vështirë të realizohet.

Bricjapi

Mos e gënjeni veten sot me shumë ëndrra dhe plane të mëdha. Çdo gjë ka rrugen e vet të zbatimit dhe kjo e sotmja është e paqartë prandaj mos investoni shumë.

Ujori

Duket sikur po përshateni mirë me çështjet ekonomike dhe me planet për ti arritur apo startegjitë. Një takim pune apo personal nuk del ashtu siç e prisnit.

Peshqit

Ka ardhur momenti të ndjeheni me të fortë dhe më të gatshëm për të rrezikuar e marrë vendime. Ajo që nuk dini është se edhe te tjerët janë në pritje prandaj kujdes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here