Google search engine
Home Sport Nga Manaj te Muçi, ja kuqezinjtë që shkëlqyen në fundjavë në kampionatet...

Nga Manaj te Muçi, ja kuqezinjtë që shkëlqyen në fundjavë në kampionatet e ndryshme europiane

0
25

Përfaqësuesja e Shqipërisë i ka elementët e saj thelbësorë që luajnë jashtë vendit. Shumë pak lojtarë të Kombëtares ftohen nga kampionati shqiptar. Kjo ndodh pasi kampionati ynë ka nivel të ulët dhe nuk krahasohet me atë të .ligave të mëdha ku luajnë lojtarët cilësorë. Kjo është arsyeja që trajnerët e Kombëtares e kanë vëmendjen te kontigjenti që luan jashtë. Golat dhe asistent, por edhe performancë e mirë që bënë në fundjavë e dëshmojnë këtë. Kështu, legjionarët shqiptarë janë rikthyer menjëherë protagonistë me skuadrat e tyre pas angazhimit me Kombëtaren në ndeshjet e UEFA Nations League. Rei Manaj ishte një nga emrat kryesorë të kësaj jave, duke realizuar dy gola dhe duke dhënë një asist, ndërsa Ernest Muçi dhe Indrit Tuci gjetën gjithashtu rrugën e rrjetës. Protagonist me një asist ishte edhe Taulant Seferi.

Manaj dygolësh që e konfirmon si lider të Sivasporit

Rei Manaj zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer në Turqi, duke kontribuar drejtpërdrejt në fitoren 4-1 të Sivasporit ndaj Pendikspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi dy herë, në minutat e 21-të dhe 55-të, duke i dhënë skuadrës së tij një avantazh të dyfishtë. Në minutën e 64-t, Manaj u bë sërish protagonist, këtë herë si asistues, duke i dhënë mundësinë Ethemit të shënonte golin e tretë të Sivasporit.

Muçi bën “adetin” me Trabzonsporin

Gol realizoi edhe Ernest Muçi në kampionatin turk. Sulmuesi shqiptar shënoi në transfertën ndaj Samsunsporit, duke i dhënë avantazhin Trabzonsporit në minutën e 28-të. Muçi realizoi me një goditje të bukur brenda zonës, duke regjistruar golin e tij të dytë këtë sezon. Në fund, Trabzonspori triumfoi me rezultatin e pastër 3-0.

Tuci dopietë me Olimpoija Ljubjanën

Në Slloveni, Indrit Tuci ishte protagonist me një dopietë në barazimin 3-3 që Olimpija Ljubljana regjistroi në shtëpi ndaj Murës. Sulmuesi shqiptar shënoi në minutat 31 dhe 52, duke i dhënë skuadrës vendase një avantazh të dyfishtë. Megjithatë, Olimpija nuk arriti ta ruante epërsinë dhe sfida përfundoi në barazim.

Seferi mjaftohet me një asist në fitoren e Kajserisporit

Në kampionatin turk luan një kontigjent i madh lojtarësh shqiptarë. Krahas Manajt dhe Muçit që shënuan gola, pati edhe lojtarë të tjerë që lanë gjurmë në fushë në fundjavën që lamë pas. Kështu, Taulant Seferi kontribuoi me një asist në fitoren 3-2 të Kajserisporit ndaj Manisas. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare asistoi saktë për Morenon në minutën e 52-të, në aksionin që solli golin e dytë të skuadrës së tij.

Kuqezinjtë e tjerë

Përveç futbollistëve që u shndërruan në protagonistë me gola dhe asiste, edhe disa prej lojtarëve të Kombëtares shqiptare u aktivizuan si titullarë me skuadrat e tyre gjatë kësaj jave. Nga minuta e parë e nisën Etrit Berisha, Berat Gjimshiti, Klisman Cake, Samuele Sina, Stavro Pilo, Qazim Laçi, Myrto Uzuni dhe Kristjan Shpendi. Ndërkohë, si zëvendësues u aktivizuan Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Sabah Kerjota dhe Armando Broja, duke vijuar angazhimin e tyre në kampionatet ndërkombëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here