Google search engine
Home Politike Drejtesi Deputetja e PS Olta Xhaçka thirret në SPAK

Deputetja e PS Olta Xhaçka thirret në SPAK

0
11

Olta Xhaçka është paraqitur sot më 14 tetor në SPAK.

Deputetja e Partisë Socialiste është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas bashkëshortit të saj, ish-deputetit socialist Artan Gaçi, i cili u largua pak më herët nga institucioni.

Artan Gaçi doli nga SPAK pa bërë deklarata për mediat, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Sipas informacionit paraprak, ai ishte paraqitur pa avokat.

Xhaçka dyshohet se ka shpërdoruar fondet, kur ishte Ministre e Brendshme. Ajo vetë ka mohuar akuzat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here